Jordania i kërkon Rusisë të ndalë rekrutimin e qytetarëve të saj, pasi 2 u vranë
Jordania i ka kërkuar Rusisë ta ndalë rekrutimin e qytetarëve të saj në Forcat e Armatosura Ruse, pasi dy shtetas jordanezë u vranë duke luftuar për Moskën.
Në një komunikatë të enjten, Ministria e Jashtme e Jordanisë e quajti rekrutimin “shkelje të ligjit jordanez dhe ligjit ndërkombëtar”, duke thënë se kështu ajo “po i vë qytetarët përballë rrezikut të vërtetë”.
Zëdhënësi i Ministrisë, Fuad al-Majali, u bëri thirrje jordanezëve “ta raportojnë çdo përpjekje për t’i rekrutuar ata në ushtrinë ruse” dhe i paralajmëroi ata se përballen me rreziqe ligjore dhe me vdekje.
Ai tha se Ministria “u ka kërkuar autoriteteve ruse ta ndalin rekrutimin e jordanezëve dhe t’i lirojnë nga shërbimi jordanezët e regjistruar deri tani”.
Sipas tij, Ministria është gjithashtu në dijeni të përpjekjeve për rekrutim online.
Qytetarët jordanezë e kanë të ndaluar t’iu bashkohen forcave të armatosura të një vendi të huaj.
Nuk dihet se sa jordanezë mund të jenë rekrutuar, por qindra jordanezë jetojnë në Rusi dhe më shumë se 20.000 kanë studiuar në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sipas të dhënave jozyrtare.
Në fillim të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, kur Moska po mbështeste sundimin e ish-presidentit Bashar al-Assad në Siri, presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë se dëshironte t’i rekrutonte 16.000 luftëtarë nga Lindja e Mesme.
Dhe, sipas raportimeve, rreth 2.000 trupa të rregullta siriane më vonë u dërguan në Rusi.
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion