Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk dha një përgjigje konkrete nëse PD do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në rast se do të jetë humbëse.
Por, znj. Tabaku deklaroi se PD ka ngritur “grup për mbrojtjen e votës”, që sipas saj është një strukturë që identifikon problematikat në terren.
“PD ka në terren një grup që duhet grupi për mbrojtën e votës që identifikon çdo problematikë në terren. Qytetarë të ndershëm që identifikojnë, punonjës, jurist, vullnetarë që na janë bashkuar. Kemi marrë të gjitha masat që çdo gjë që ndodh në terren të informohet”, tha kandidatja e PD.
Sipas znj. Tabaku PD ka bërë çdo gjë për miradministrimin e procesit zgjedhor pasi janë ngritur grupet e komisionerëve dhe vëzhguesve. Pavarësisht kësaj, ajo shtoi se “PD është në këmbë për të denoncua çdo presion për blerje vote” pasi ka shqetësim nga qytetarët.
“Një shqetësim kryesor që kanë qytetarët është na mbroni votën. Kjo bëhet duke penguar intimidimin nga administrata publike, duke penguar Damian Gjiknurin që të bëjë tërmet, e Edi Ramën që të blejë zgjedhjet”, përfundoi znj. Tabaku.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta