“Ju garantoj standard”, Berisha në Valias: Përfaqësojmë denjësisht qytetarët

27 Prill 2023 | 19:35

Sali Berisha ishte në një takim me banorët e Valiasit, të cilëve iu garantoi standard jetese dhe një përfaqësim dinjitoz të tyre.

Ai bëri thirrje për të votuar kandidatin Arjan Hoxha, që sipas Berishës do të jetë një shërbëtor i përulur dhe do të bëjë gjithçka për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Kemi realizuar përfaqësimin më dinjitoz që një qytetar meriton dhe ai është e drejta e tij për të zgjedhur qytetarin apo qytetaren që i përfaqëson. Ju garantoj se ky standard që është ndër më të lartit, do të vijë vetëm duke u konsoliduar dhe se ky standard do të kthejë, do të detyrojë çdo të zgjedhur tuaj të jetë një shërbëtor i përulur, të bëjë gjithçka për të ju shërbyer ju, dhe të jeni të sigurt se Arjan Hoxha një i tillë është dhe do të mbetet,” – deklaroi Berisha.

Ai u zotua se do të ketë një menaxhim transparent taksash, ndërsa tha se bashkia e Kamzës do të shndërrohet në një pol të fuqishëm të zhvillimit të Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026