Julian Hurdha rrëfen sfidat e një aktori të ri në Shqipëri

2 Korrik 2022 | 21:34

Të jesh aktor është sfidë, të jesh aktor i ri në Shqipëri për Julian Hurdhën është edhe më sfiduese. Por kjo nuk e ka ndalur t’i dedikohet veprave skenike në teatër.

Krejt rastësisht i shtyrë nga mësuesja në gjimnaz, Juliani zgjodhi të vazhdojë shkollën për aktrim.

“Në fakt unë diku nga viti i dytë gjimnaz e ndava trurin për të filluar për aktrim. Zysha e letërsisë në fakt ishte ajo shtysa ime, thjesht kisha këtë dëshirën që shikoja një film, ose lexoja një vepër dhe doja ta ndaja me të tjerët,” – u shpreh Hurdha.

Në disa audicione ai nuk ka fituar rolin që ka dashur dhe në disa të tjera po, dhe pa dorashka ai tregon se jo gjithmonë ka meritokarci, por nuk është ndalur për të krijuar mundësi dhe për tu ngjitur në skenë. 

Julian Hurdha rendit arsyet përse është e vështirë të jesh aktor dhe të krijosh në Shqipëri.

“E vështirë është e para se nuk ka hapësira, janë vetëm tre salla teatri, projektet janë të pakta, buxhetet nuk janë të larta. Akademia e Arteve nxjerr 10-12 aktorë çdo vit dhe ku do shkojnë të gjithë këta, kështu që duhen hapësira më shumë, duhen projekte më shumë,” – tha aktori.

Në Tetarin Metropol, deri me 3 Korrik do të luhet vepra “Panik” e realizuar nga artistë të rinjë, në kuadër të nismës “Fondi i teatrit për të rinj” mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Rolin e parë ai e ka pasur kur ka qenë 23 vjeç, dhe sot numëron më shumë se 10 role në skenën teatrale shqiptare. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026