Jutta Benzenberg prezanton fotografitë e 30 viteve në muzeun ‘Marubi’

23 Tetor 2022 | 22:41

Muzeu kombëtarë i fotografisë “Marubi” mikpriti vizitorët në një tur prezantues të ekspozitës “Biografi Shqiptare: Nga tani në 1991” me autore fotografen e mirënjohur Jutta Benzenberg dhe të kuruar nga Kim Knoppers.

Ekspozita përmban kolazhe të ndryshe të fotografive të shkrepura gjatë 31 viteve që autorja është zhvendosur në Shqipëri, duke e marrë pikërisht këtë transferim, si një rikthim të saj në emocionet e të fotografuarit.

“Në vitin 1991 unë u largova paksa nga fotografia një periudhë pauze ndërsa punët nuk po shkonin mirë. Shkova në një gazetë të famshme në Berlin dhe aty takova një gazetar që po shkruante një reportazh për historinë e Shqipërisë . Hera e parë që e dëgjova, çfarë është Shqipëria , ku është , çfarë ka atje? Shumë pyetje. Nisa të lexoj se çfarë kishte shkruar ai për këtë vend, për historitë dhe menjëherë më lindi një klik, dhe thashë do të shkoj në Shqipëri,” – u shpreh Benzenberg.

Ekspozita përmban foto të momenteve të ndryshme të historisë së vendit dhe stereotipe tipike Shqiptare të cilat menjëherë bënë autoren që t’i fiksonte në objektivin e aparatit, madje për të kërkuar më shumë për historitë e tyre dhe duke mos i harruar kurrë.

Për të gjithë ata që duan ta shohin Shqipërinë në objektivin e një gjermaneje të dashuruar me vendin tonë, me të mirat dhe të këqijat e saj, ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 nëntor në ambientet e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026