English

Juventus kualifikim dhe gola, Barcelona fiton me përmbysje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juventusi ka dhuruar spektakël në kupën e Italisë, duke u kualifikuar në crekfinale të kompeticionit. Bardhezinjtë mposhtën Salernitanën, madje duke u shënuar plot 6 gola këtyre të fundit. Një 90 minutësh i dominuar në mënyrë absolute nga ekipi i Allegrit, i cili u gjend në disavantazh që në minutën e parë, ku miqtë shënuan me Ikuemesin.

- Advertisement -

Minutat në vijim do të flisnin vetëm për bardhezinjtë që do të përmbysnin gjithcka që në pjesën e parë me dyshen Miretti-Cambiaso. Në fraksionin e dytë sulmet do të ishin të njëpasnjëshme, me Ruganin që shënoi për 3-1 dhe autogoli i Bron në 4-1. Në fundin e ndeshjes Yildiz e më pas supergoli i Weah vulosën triumfin 6-1 të torinezëve, të cilët në çerekfinale përballen me Frosinonen.

Fitore me vuajtje regjistroi në La Liga Barcelona, që mposhti me përmbysje Las Palmasin. Miqtë gjetën golin pas një aksioni të bukur të dy ish-lojtarëve blaugranë, Sandro që asistoi për Munir, me këtë të fundit që zhbllokoi rezultatin. Në pjesën e dytë Ferran Torres solli barazpeshën, e më pas një penallti e kontestuar e shndërruar në gol nga Gundogan, vendosën fatin e kësaj përballje. Pas këtij rezultati pozitiv, Barcelona renditet e treta në tabelë, 7 pikë pas Reali e Gironës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?