Juventus, shans i “artë” për kreun. Derbi i Italisë në mbrëmje, zikaltrit favorit
Inter-Juventus është kryendeshja e fundjavës në kampionatin Italian, aty ku dy skuadrat i kanë synimet e qarta, titullin kampion. Me një ecuri të jashtëzakonshme dhe fitimin e superkupës, Interi synon të ruajë pozitat në kampionat, ndërsa torinezët në anën tjetër kanë shansin e artë për tu rikthyer të parët.
Giuseppe Meazza pritet të jetë i tejmbushur në derbin e Italisë, ndërsa edhe skuadrat i kanë dhënë fund përgatitjeve. Zikaltrit vijnë më të plotë në kërë duel luksi, ndërsa mungesa e vetme është ajo e Cuadrados. Në anën tjetër Juventusi nuk ka në dispozicion 5 lojtarë, ndërsa në dyshim është ylli i kësaj skaudre Federico Chiesa. Përballja e fundit e luajtur mes tyre është ajo e nëntorit, e mbyllur në shifrat 1-1, ndërsa skuadrat ndanë pikët.
2 nga 5 përballjet e fundit në derbin e Italisë janë fituar nga torinezët, 2 janë ndarë në barazim dhe 1 është fituar nga zikaltrit, të cilët cilësohen gjithashtu favoritë në mbrëmje. Sa i përket përzgjedhjeve të të dy teknikëve, nuk priten shumë ndryshime nga sfidat e mëparshme, ku pasha e sulmit tek zikaltrit i takon dyshes Lautaro-Thuram, ndërsa në anën tjetër Yildiz-Vlahovic. Të dy trajnerët e preferojnë më së shumti skemën 3-5-2, ndërsa mbetet për tu parë cili do të jetë më i suksesshmi. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta vendosë 42-vjecari Fabio Maresca.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta