Juventusi bie përballë Benfikës në Champions League, City mposht Dortmundin
23 gola prodhoi e mërkura në Uefa Champions League ku nuk munguan as surprizat. Juventusi u mposht në shtëpi nga Benfika, ndërkohë e vetmja përballje me rrjeta të paprekura ishte ajo mes Kopenhagenit dhe Sevijas.
Manchester City ka marrë dhe fitoren e dytë duke mposhtur me rezultatin 2-1 Dortmundin. Haland ishte autori i njërit prej golave, ndërkohë që Stones solli barazimin e përkohshëm, pas golit të Belingam për miqtë që zhbllokoi sfidën.
Milani i Piolit mposhti Dinamon e Zagrebit në San Siro, ku golat u shënuan nga Giroud, Selemakers dhe Pobega, për miqtë Orsiç. Italianët renditen në vendin e parë me 4 pikë. Pa Benzemanë dhe me Ancelottin në krye, të zotët e kompeticionit, Reali morën fitoren e radhës ndaj Leipzigut, ndërkohë Shaktari nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Celtic.
Surpriza e mbrëmjes ishte Benfica, e cila mposhti Juventusin në Torino duke dominuar 90 minutat. Skuadra e Alegrit shënoi e para me Milik, teksa Mario dhe Neres I dhanë fitoren skuadrës nga Lisbona. Në krye të grupit H qëndron PSG, e cila ka regjistruar 6 pikë pas fitores në Izrael.
Napoli po ashtu mposhti Rangersin në Skoci, ndërsa 3 ndeshje të tjera u ndanë në barazim. E vetmja me rrjeta të paprekura ishte ajo mes Kopenhagenit dhe Sevillas, ndëra e mërkura prodhoi në total 23 gola.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar