“Ka pasur vonesa, por do të përfundojë në vitin 2027”, Karakaçi flet për hekurudhën Tiranë-Durrës

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
22 Maj 2026 | 12:45

Në një konferencë për gazetarët, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi foli edhe për hekurudhën Tiranë-Durrës.

Ministri theksoi se ka pasur vonesa për sa i përket këtij projekti, por vlerësoi se deri në vitin 2027 ky projekt do të jetë i përfunduar, duke u bërë edhe vija e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri.

“Përsa i përket vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës, vepra për bërjen e shinave kryesore është përfunduar. Ai është një projekt në ndërtim dhe zhvillim. Patjetër ka pasur vonesa përkatëse sepse projekti i hekurudhës, kur është marrë kredia e parë, ka qenë i paplotë, nuk ka qenë në fazën e elektrifikimit dhe nuk kishte stacionet përkatëse, të cilat tashmë janë ezauruar.

Ne kemi edhe procedurë prokurimi sa i përket elektrifikimit, që është faza përmbyllëse e kësaj procedure hekurudhore.

Elementi i rëndësishëm është se Hekurudha Shqiptare e ka maturuar projektin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ka vendosur, sepse pika shqetësuese e hekurudhës ishte në Kashar, dhe tashmë Hekurudha Shqiptare ka filluar procedurat e rikthimit për të përmbyllur edhe katër kilometrat e fundit të hekurudhës Tiranë-Durrës, në pikën ku ka qenë gjithmonë stacioni i trenit në Tiranë. Edhe kjo procedurë është nisur dhe është publikuar.

Vlerësoj që në vitin 2027 është i realizueshëm, vija e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026