Kafshët “pushtojnë” ndërtesat e Londrës, Banksy surprizon me një tjetër murale
Banksy ka postuar një tjetër vepër arti në Londër, duke shënuar pjesën e tretë të një koleksioni të ri me temë kafshësh, këtë herë me majmunë. Ky është kompozimi i tretë për të cilën artisti i rrugës me bazë në Bristol ka marrë meritën që nga e hëna.
Këtë të mërkurë, ai postoi një imazh në Instagram të majmunëve që duken sikur po lëkunden në urën e një stacioni të metrosë në lindje të Londrës. Me anë të postimit në instagram Banksy ka marrë përsipër autorësinë e shumë veprave të tjera murale.
James Peak, i cili prezantoi “The Banksy Story” të BBC-së, tha se “mund të jenë ditët e para të fillimit të një fushate më të gjerë”.
Kujtojmë se vetëm këtë javë artisti misterioz i njohur si Banksy, ka postuar edhe dy vepra të tjera, dy elefantë që përpiqen të bashkojnë feçkat ndërsa duket sikur dalin nga dy dritaret e një ndërtese dhe një dhi që qëndron në majë të një ndërtese ku shkëmbinjë rrukullisen teposhtë ndërsa një kamerë e ka në fokus.
Veprat e fundit të të mistershmit Banksy janë të gjitha të postuara pa shkrime përshkruese.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë


