Murali i ri në Londër besohet se është i Banksyt
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në formë druri në trupin e një ndërtese, dhe besohet se është puna e artistit të rrugëve Banksyt.
Arti i krijuar në ndërtesën e banimit në rrugën Hornsey, e ka marrë vëmendjen e fqinjëve dhe kalimtarëve.
Banorët u kanë thënë agjencive të lajmeve se janë “krenarë dhe të lumtur” nëse artisti anonim e ka përzgjedhur atë rrugë për muralin e ri.
Wanja Sellers, banore e lagjes, e cila jeton disa rrugë afër muralit, ka thënë se “ne jemi shumë të lumtur që Bansky e ka zgjedhur rrugën tonë për artin e tij”, shkruan REL.
“Ngjyrat e ndezura të gjelbërta përfaqësojnë Islingtonin, i cili është i lezetshëm, dhe natyrisht, Ditën e Shën Patrikut, e cila është e mirë dhe festive”.
“Përzgjedhja e ngjyrave të lagjes sonë e bën të duket si mesazh personal për banorët. Jemi shumë krenarë”.
Ngjyra e gjelbër e ndezur është përhapur në ndërtesë, në formë druri, duke krijuar përshtypjen e një gjetheje.
Në të shihet edhe një person që mban një zorrrë presioni në dorë.
Bansky zakonisht e konfirmon punën e tij përmes llogarisë në Instagram dhe faqes që ka.
Puna e tij e fundit është konfirmuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur i ka pikturuar disa dronë ushtarakë në Pekham, në jug të Londrës.
Puna e tij është vandalizuar më vonë prej dy burrave, të cilët janë arrestuar nën ndryshim për dëm kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë