Kalendari “Pirelli 2022” mbledh artistë të shumtë, mes tyre Rita Ora

6 Gusht 2021 | 15:50

Cher, Iggy Pop, Jennifer Hudson dhe Rita Ora janë ndër artistët kryesorë, të cilët do të jenë pjesë e kalendarit “2022 të Pirelli”, i 48-ti në histori.

Artisti kanadez Bryan Adams është njeriu qëndron pas aparatit për kalendarin e këtij viti.

I titulluar “On The Road“, “Cal” i Adams – siç i referohen shpesh dhe shkurtimisht kalendarit – kombinon muzikantë nga zhanre, kombësi dhe mosha të ndryshme në kompozime të xhiruar gjatë verës së vitit 2021 në Los Angeles dhe Capri të Italisë.

Pamjet në Los Angeles u filmuan në rrugët e qytetit, në Teatrin e Pallatit dhe Chateau Marmont, me fotografi të marra në Hotel La ScalinatellaCapri.

Në një deklaratë për mediat, krijuesi kanadez zbuloi se titulli dhe tema e kalendarit bazohen në 45 vitet e fundit të turneut të tij – me kohën e kaluar duke pritur në hotele, duke udhëtuar dhe duke qëndruar në prapaskenë.

Kalendari i Adams është versioni i 48-të i botimit ikonik dhe shënon kthimin e tij pasi u pezullua vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Artisti fitues i shumë çmimeve bashkohet me një klub të veçantë fotografësh që kanë xhiruar “The Cal“, përfshirë Mario Testino, Annie Leibovitz dhe Terence Donovan. “On The Road” do të dalë në treg në Nëntor 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026