Kaliforni: Ditëlindja kthehet në tragjedi, vriten me armë 4 persona, 10 të plagosur

30 Nëntor 2025 | 08:18

Të paktën katër persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën gjatë një të shtëne masive në festën e ditëlindjes së një fëmije në Stockton të Kalifornisë, të shtunën mbrëma.

Incidenti ndodhi në një restorant rreth orës 18:00 me orën lokale, njoftoi Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin.

Autoritetet konfirmuan se në mesin e viktimave ka si të rritur ashtu edhe fëmijë, ndërsa gjendja e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur. Sipas policisë, një i dyshuar është në arrati dhe të gjitha të dhënat fillestare sugjerojnë se ngjarja mund të ketë qenë e shënjestruar.

Zëdhënësja e zyrës së sherifit, Heather Brent, e përshkroi ngjarjen si “të paimagjinueshme”, duke theksuar se hetimet janë ende në fazat e para dhe informacioni mbetet i kufizuar.

Zëvendëskryetari i bashkisë së Stocktonit, Jason Lee, reagoi me indinjatë në rrjetet sociale: “Jam i shkatërruar dhe i zemëruar kur mësova për të shtënat masive në festën e ditëlindjes së një fëmije. Një festë ditëlindjeje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet kanë frikë për jetën e tyre.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026