Kallas refuzon propozimin e Putinit për ish-kancelarin gjerman Schroder si ndërmjetës në bisedimet për Ukrainën

11 Maj 2026 | 12:12

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder është i papërshtatshëm për të përfaqësuar Evropën në çdo bisedime paqeje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, tha të hënën shefja e diplomacisë së BE-së Kaja Kallas.

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi gjatë fundjavës që Schröder, i cili ishte kancelar gjerman nga viti 1998 deri në vitin 2005, mund të përfaqësonte vendet evropiane në bisedimet e paqes. Schröder më parë ka mbajtur role në kompanitë shtetërore ruse të energjisë.

“Së pari, nëse i japim të drejtën Rusisë të emërojë një negociator në emrin tonë, kjo nuk do të ishte shumë e mençur”, tha Kallas gjatë rrugës për në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel.

 “Dhe së dyti, mendoj se Gerhard Schröder ka qenë lobist i nivelit të lartë për kompanitë shtetërore ruse, kështu që është e qartë pse Putini dëshiron që ai të jetë personi i duhur, në mënyrë që të ulet në të dyja anët e tryezës”, shtoi ajo.

Deri më tani, SHBA-të kanë vepruar si ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet Rusi-Ukrainë, ndërsa Evropa ka qenë në anë të bisedimeve, megjithëse disa udhëheqës kanë bërë thirrje që Evropa të marrë një rol më aktiv.

Gjatë fundjavës, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha se Evropa duhet të marrë pjesë në bisedime, e përfaqësuar nga zyrtarë nga i ashtuquajturi grupi i fuqive E3 – Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

I pyetur se në çfarë kushtesh BE-ja mund të pranonte të hynte në bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, Kallas tha se Moska duhej të bënte lëshime dhe përmendi tërheqjen e trupave ruse nga Moldavia si një hap të mundshëm për të përfshirë më shumë evropianët.

“Çështja e sigurisë evropiane është se Rusia po sulmon vazhdimisht fqinjët e saj”, shtoi ish-kryeministri estonez. “Dhe për këtë na duhen lëshime edhe nga pala ruse. Javën e kaluar isha në Moldavi [ku] ka trupa ruse, për shembull. Ky mund të jetë një nga kushtet për të pasur siguri dhe stabilitet në rajon, që ata të largojnë trupat e tyre.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026