Kallas: Rusia po përfiton nga lufta në Lindjen e Mesme

19 Mars 2026 | 10:37

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Kaja Kallas ka kritikuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për tërheqjen nga marrëveshja e arritur në dhjetor për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh.

“Mendoj, e dini, në kohën e zgjedhjeve, njerëzit nuk janë aq racionalë”, tha ajo, duke iu referuar fushatës së ashpër të rizgjedhjes së Orban-it.

Kallas tha se nuk ishte shumë optimiste për heqjen e vetos gjatë samitit, duke pasur parasysh mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis Hungarisë dhe Ukrainës mbi tubacionin Druzhba.

Ajo tha se kishte alternativa nëse kredia do të dështonte dhe u bëri thirrje udhëheqësve të tregonin kurajo politike për të kapërcyer bllokimin përpara se Kievi të mbetet pa para në fillim të majit.

“Është vërtet koha për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën, sepse lufta në Lindjen e Mesme është e lidhur me luftën në Ukrainë”, tha ajo.

“Dhe për fat të keq, Rusia po fiton nga lufta në Lindjen e Mesme. Prandaj, dalja ose përfundimi i kësaj lufte (në Iran) është po aq e rëndësishme për të pasur një zgjidhje edhe për Ukrainën që nuk është dorëzimi i plotë ndaj Rusisë”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

Autoritetet turke kanë kryer qindra arrestime, kanë ndaluar protestat dhe kanë kufizuar liritë e medias përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, me aktivistët...
12:04 | 27/06/2026

Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

Ilia Traber, 75 vjeç, i njohur me nofkën “Antikuari”, konsiderohej për vite me radhë si një nga njerëzit më të paprekshëm në Shën Petersburg. Ai...
11:50 | 27/06/2026

Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten pasaportat koleksionuese që mbajnë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në...
09:06 | 27/06/2026