Kalon për gjykim dosja në ngarkin të ish-drejtuesit të prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkin të ish-drejtuesit të prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho.
Llaho akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.
Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.
Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës, e cila u gjykua dhe u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë.
Sipas SPAK, dyshohet se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj tij.
Vendimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 73/2024, në ngarkim të të pandehurve: Kledian Llaho, Vasil Bakalli, Pando Papuçi dhe Çlirim Shahini.”.
2. Në seancën e datës 06.05.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 69, datë 06.05.2026, bazuar në nenet 332 e vijues të K.Pr.Penale, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 73/2024 në ngarkim të të pandehurve:
– Kledian Llaho për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç – 25, 245/1 paragrafi i katërt, dhe 25 të Kodit Penal; – –
– Vasil Bakalli, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç – 25, 245/1 paragrafi i katërt, dhe 25 të Kodit Penal;
Pando Papuçi, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë” parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal në 2 episode;
Çlirim Shahini, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të përbërë nga 3 (tre) gjyqtarë.
3. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë për dërgimin e çështjes për gjykim, dërgohet dhe kërkesa e të pandehurit Pando Papuçi për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij sipas procedurës së parashikuar për gjykimin e shkurtuar.
4. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme sipas akteve të hetimit; provat shkresore të depozituara gjatë seancës paraprake nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre; kërkesa me shkrim për gjykim të shkurtuar e të pandehurit Pando Papuçi.
5. Ngarkohet Kryesekretaria e Gjykatës të vijojë procedurat për hedhjen në short të çështjes me qëllim formimin e një trupi tjetër gjykues.
6. Ngarkohet sekretaria gjyqësore të dorëzojë vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq dhe fashikullin e gjykimit brenda 10 (dhjetë) ditëve pranë Kryesekretarisë.
7. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit