Kamerat e sigurisë zbuluan autorin e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit në Shkodër

23 Shtator 2022 | 09:25

Kamerat e sigurisë ndihmuan “Blutë” e Shkodrës në identifikimin e Bajram Çekores si autorin e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

Është ky detaji i fundit i raportuar nga gazetari i “Euronews Albania”, Teodor Gjerga.

Ka qenë edhe ekspertiza e mjeko-ligjore, që ka ndihmuar policinë për të pasur emrin e 24-vjeçarit si të dyshuarin kryesor.

Ndërkohë, mësohet se në funeralin e Ismet Çekores, babait të Bajram Çekores, ka marrë pjesë edhe babai i 19-vjeçarit Ejon Xheje, duke mos pasur asnjë lloj dijenie sa i takon përfshirjes së të birit apo personave të tjerë për vdekjen e tij.

Erjon Xhenje u ekzekutua mbrëmjen e së dielës teksa ndodhej në brendësi të një lokali në lagjen “Kiras”.

Gjatë komunikimit të shkurtër me efektivë të policisë, i ati i viktimës tha se i biri nuk ka pasur konflikte, por se mund t’i ndodhte diçka prej kushërinjve të tij.

Ndërsa, Bajram Çekorja është në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit.

Pak ditë para se të ekzekutohej, Ismet Çekorja dha një intervistë për “Euronews Albania”, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026