Kampion në Lojërat Olimpike në Berlin, 25 vjeçari me aftësi ndryshe rrëfen historinë e tij motivuese

22 Prill 2026 | 13:27

Gersi Troka po shkruan historinë në Shqipëri, duke u bërë studenti i parë me sindromën Doën që ndjek studimet në Universiteti e Sporteve të Tiranë.

“Jam 25 vjeç dhe kam përfunduar shkollën e mesme profesionale për TIK. Aktualisht jam student në vitin e tretë Bachelor në Universiteti i Sporteve të Tiranës. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe jam shumë i lumtur që arrita ta realizoj”, tha Troka.

25-vjeçari, i njohur edhe si kampion në not në Lojërat Olimpike në Berlin 2023  ku ka fituar medaljen e ari.

“Në vitin 2023 mora pjesë në një kampionat noti në Berlin, ku fitova medaljen e artë. Ishte një moment shumë emocionues për mua, sepse nuk e prisja të dilja në vend të parë, por me vullnet dhe përkushtim ia dola. Përveç kësaj, kam fituar edhe shumë medalje dhe diploma të tjera.

Jam një nga të parët që kam hapur rrugën për persona me aftësi të kufizuara intelektuale në këtë fushë. Ata marrin frymëzim nga historia ime dhe ndihen të motivuar të jenë vetvetja dhe të integrohen në shoqëri.

Çdo ditë zgjohem, përgatitem për universitetin dhe pas mësimit shkoj në pishinë, ku stërvitem për 2-3 orë. Noti është pasioni im kryesor, por më pëlqen edhe basketbolli.

Jam ndër studentët e parë me këtë profil në universitetin tim dhe kjo më bën të ndihem krenar. Në fillim, pritja nuk ishte shumë e ngrohtë, por me kalimin e kohës krijova shoqëri dhe sot ndihem i pranuar. Më ka mbështetur shumë familja ime, veçanërisht mamaja, e cila është gjithçka për mua. Edhe shokët më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë forcë.

Synimi im është të arrij majat në not dhe pse jo, një ditë të vendos edhe një rekord botëror.

Mesazhi im për të rinjtë është: angazhohuni sa më shumë në aktivitete sportive dhe qëndroni aktivë.

Aktualisht jam duke kërkuar një mundësi pune, që të mund të mbuloj shpenzimet e mia dhe të vazhdoj rrugën drejt ëndrrave të mia”, u shpreh 25-vjeçari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026