Kanabis me postë nga Britania e Madhe, arrestohen dy të rinjtë

18 Gusht 2022 | 12:59

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Green mail 2”.

David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç, u vunë në pranga nga uniformat blu pasi kishin porositur një sasi kanabisi që ju dërgua me postë nga Britania e Madhe.

Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Rreth Rrotullimi” në Plepa Durrës, teksa po udhëtonin drejt Tiranës.

Nga hetimet ka rezultuar se dy pako me lëndën narkotike nga Britania e Madhe,  erdhën me postë (Koli Post) në Tiranë dhe më pas kanë shkuar në filialin e postës në lagjen nr.13 në Durrës.

Porositësi i drogës ishte Mariglen Vata, i cili për të tërhequr pakot me drogë ka dërguar David Shehun. Hetimet u zhvilluan nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj.

Shehut iu kapën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako me mbishkrimin “Ardit Brahaj”dhe “Armir Cena”, me peshë 336 gramë lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026