Kancelari Scholz nuk ndryshon qëndrimin: Raketat Taurus s’duhen dërguar në Ukrainë

13 Mars 2024 | 20:35

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus në Ukrainë.

Scholz është përballur me kritika të ashpra nga opozita konservatore dhe të tjerët për shkak të refuzimit të tij që t’i japë këto raketa që Kievi vazhdimisht po i kërkon.

Udhëheqësi gjerman sërish shprehu qëndrimin e tij për këtë çështje gjatë debatit të së mërkurës në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, në Bundestag, duke u thirrur në frikën se ofrimi i këtyre armëve të avancuara mund ta tërheqë Gjermaninë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Maturia nuk është diçka që mund të klasifikohet si dobësi, siç e bëjnë disa, por është diçka që qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë ta kenë”, tha socialdemokrati, shkruan REL.

Ai sërish tha se furnizimi i forcave ukrainase me raketa Taurus do të kërkonte përfshirjen e ushtarëve gjermanë për të ndihmuar ata që të përdorin këto armë. Politikanët opozitarë dhe disa anëtarë të koalicionit trepartiakësh të Scholzit, kanë vënë në pikëpyetje këtë pretendim.

Gjatë debatit, Scholz argumentoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat në teori mund të godasin caqe thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën.

Megjithatë, për të mbajtur kontrollin ndaj këtyre raketave lidhur me mënyrën se si Ukraina do t’i përdorte raketat, Scholz argumentoi se ushtarët gjermanë të stacionuar qoftë në Ukrainë apo Gjermani, do të duhej të përfshiheshin në kontrollin e caqeve që do të godisnin këto raketa.

Gjermania është shteti i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja

Një grua që u sulmua nga një peshkaqen më shumë se një javë më parë, ndërsa po notonte në një plazh të njohur të Sidneit,...
12:08 | 24/06/2026

Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran

Çmimi global i naftës ka rënë nën 76 dollarë për fuçi, çmimi me të cilin tregtohej para fillimit të luftës në Iran. Nafta e papërpunuar...
12:05 | 24/06/2026

Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë

Kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf tha të mërkurën se Irani është gati për marrëveshje sigurie me vendet islamike, së bashku me bashkëpunimin ekonomik. “Irani është...
11:51 | 24/06/2026