Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa Taurus
Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa të llojit Taurus, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin.
Këto raketa mund të lëshohen nga anijet dhe kanë një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash.
Gjermania ka pranuar këtë kërkesë para disa ditësh, tha zëdhënësja, duke konfirmuar raportimet e Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje apo të tregojë nëse Gjermania do të furnizojë me këto raketa Ukrainën.
Nëse Berlini do t’i dërgojë Kievit këto raketa, atëherë Gjermania do të ndiqte shembullin e Britanisë, e cila më herët gjatë majit u bë shteti i parë që pranoi se i ka dhënë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, shkruan REL.
Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë refuzuar që ta furnizojë Ukrainën me raketa ATACMS, që kanë rreze veprimi prej 297 kilometrash, pas shqetësimeve se Ukraina mund t’i përdorë ato për të sulmuar brenda kufijve rusë, që njihen ndërkombëtarisht.
Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar që aleatët t’i japin këso lloje armësh, por ndihma e aleatëve perëndimore është përqendruar në armë me rreze më të shkurtër veprimi.
Taurus prodhohet nga prodhuesi evropian i raketave, MBDA, dhe ka karakteristika të njëjta me raketën britanike, Storm Shadow.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen ‘Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, fenomeni “galerne” godet brigjet franceze! Stuhia e rërës shkakton panik te pushuesit (VIDEO)
- 17:41 Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 17:37 Lufta në Ukrainë, OKB: Qershori 2026 shënoi numrin më të madh të vdekjeve civile që nga prilli i vitit 2022