VIDEO| Qëllohet me raketa spitali në Ukrainë, 1 viktimë dhe 15 të plagosur
Të paktën një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë, nga një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në Dnipro, një qytet në lindje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin dhe tha se autoritetet po punonin për të shpëtuar personat e tjerë që ndodheshin në spital.
Ai tha se të gjitha autoritetet e nevojshme janë përfshirë në misionin e shpëtimit.
Zelensky postoi në Twitter një video të ndërtesës së dëmtuar që tregonte zjarrfikësit në vendngjarje dhe tymin që dilte nga ndërtesa.
“Vetëm një shtet djallëzor mund të luftojë kundër klinikave. Nuk mund të ketë asnjë qëllim ushtarak për këtë. Është terror i pastër rus. Rusia ka zgjedhur rrugën e së keqes me vullnetin e saj dhe nuk do ta braktisë vetë këtë rrugë. Ne duhet ta mposhtim terrorin”, tha ai.
Më herët, guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se qyteti u sulmua të enjten mbrëma.
“Ishte një natë shumë e vështirë. Ishte e zhurmshme – armiku nisi një sulm masiv në rajon me raketa dhe dronë,” tha zoti Lysak. “Dnipro ka vuajtur”, shtoi ai.
Ai më vonë konfirmoi se dy fëmijët e plagosur ishin djem të moshës tre dhe gjashtë vjeç.
Another 🇷🇺 missile attack, another crime against humanity as such. The buildings of a psychological clinic and a veterinary clinic in the city of Dnipro were destroyed. As of now, one person was killed and 15 were wounded. The shelling aftermath is being eliminated and the… pic.twitter.com/D0bYBPByjn
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë