Mbahet sot tubimi i presidentit Vuçiç, autobuzë me detyrim nga i gjithë Ballkani
Presidenti serb Aleksander Vuçic po kalon momentin më të vështirë që kur ka marrë pushtetin. Protestat që përsëriten javë pas jave, dhjetëra mijëra qytetarë në rrugët e Beogradit, bllokada, vënia në pyetje e mbështetjes nga SHBA-të, kërkesat për Kosovën… e kanë vënë në një presion të paparë me parë Aleksandër Vuçicin.
Qytetarët serb jane dyndur në rrugët e Beogradit, me pjesëmarrje nga më të lartat në këto 11 vite të regjimit të Vuçiqit në manifestimin“Serbia kundër dhunës”.
Si një veprim dëshpërues, Vuçiç ka planifikuar sot një kundër tubim në të cilin nën presion dhe shantazh do të sillen me autobusë qytetarët nga të gjitha pjesët e Serbisë. Mitingu i Vuçiqit në Pançevë tregoi se mbështetësit e SNS-së nuk janë më të gatshëm të mbështesin pa kushte qeverinë e tij. Nje pjesë e tyre u përpoqën të largoheshin nga tubimi duke thirrur “ne nuk jemi bagëti”, ndërsa sigurimi u përpoq t’i ndalonte.
Gjatë asaj kohe është folur edhe në SHBA për regjimin e Aleksandër Vuçiçit shkruan ekspres. Shkrimi i “New York Times” për lidhjet e autoriteteve serbe me huliganët dhe krimin e organizuar ishte temë në Senatin Amerikan dhe këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se besonte se raportimi i gazetës ishte i besueshëm. Ai tha se do të testonte besueshmërinë e Serbisë si partner dhe i bëri thirrje “Vuçiçit dhe kolegëve të tij të japin llogari për korrupsionin”.
Edhe pse tragjeditë dhe protestat janë në hije, presionet rreth Kosovës vazhdojnë gjatë gjithë kohës. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar pret që marrëveshja e pranuar nga Vuçiç dhe Albin Kurti në shkurt dhe mars të zbatohet plotësisht deri në fund të verës dhe senatorët thonë se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet deri në fund të vit.
Diplomati Sreçko Gjukiç beson se në këtë moment gjithçka që lidhet me politikën e brendshme dhe të jashtme ishte përqendruar kundër Aleksandër Vuçiçit. Ai thotë për “Nova” se Vuçiç nuk ka arritur të qetësojë skenën e brendshme në vend dhe as të krijojë marrëdhënie më të favorshme në mjedisin ndërkombëtar.
“Për 10 vjet, Perëndimi ndoqi një politikë jashtëzakonisht të butë ndaj SNS. Ata mund të bënin praktikisht çfarë të donin, dhe qëllimi kryesor ishte ta çlironin Kosovën. Tani kjo është e dhënë. Ajo që u arrit rreth Kosovës nuk mund të zhbëhet.Tani po lindin probleme të mëdha nga jashtë dhe Perëndimi thotë – ne kemi rezultat, dhe ju shikoni si do të bëni dhe çfarë do të bëni”, vlerëson Gjukiç.
LEXO GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta