Varhelyi kritikon Dodikun: Aleatët e BE-së nuk shkojnë në Rusi

Oliver Varhelyi
18 Maj 2023 | 07:16

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e Hercegovinën se aleatët e BE-së nuk vizitojnë Rusinë.

Këto deklarata ishin një tjetër shfaqje e zhgënjimit lidhur me vizitën që presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, zhvilloi vitin e kaluar në Rusi.

“Aleatët tanë nuk shkojnë në Rusi, ky është mesazhi im”, tha Varhelyi në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën e Dodikut.

“Kush dëshiron të jetë aleat i yni nuk shkon në Rusi”.

Bosnja, që më 2016 kishte aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e vitit të kaluar mori statusin e shtetit kandidat, pas shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. Megjithatë, shteti ka pranuar një listë të gjatë të kushteve që duhet të përmbushë, e të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në këtë shtet ballkanik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron se asnjë pikë nafte nuk do të largohet nga rajoni, teksa SHBA-të sulmojnë përsëri

Irani paralajmëroi sërisht se asnjë pikë nafte nuk do të largohet nga rajoni dhe se Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet, ndërsa SHBA-të sulmuan...
21:19 | 14/07/2026

Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë

Një anëtar indian i ekuipazhit u vra dhe tetë të tjerë u plagosën kur dy tankerë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga...
20:59 | 14/07/2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
20:43 | 14/07/2026