Ukraina godet Rusinë jugore me raketa dhe dron

26 Maj 2023 | 09:55

Zyrtarët dhe mediat ruse po raportojnë se forcat e Kievit goditën dy rajone në Rusinë jugore me një raketë dhe një dron, megjithëse raketa u rrëzua nga mbrojtja ajrore.

Mediat e huaja, raportojnë se kjo goditje vjen pasi Ukraina rrëzoi 10 raketa dhe mbi 20 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmet gjatë natës në Kiev, qytetin e Dnipros dhe rajonet lindore, siç raportuam më herët.

Një shpërthim raportohet se dëmtoi një ndërtesë banimi dhe zyra në qytetin jugor rus të Krasnodar, thanë zyrtarët.

Ata nuk thanë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, megjithëse mediat ruse pretenduan se ishte një sulm me dron.

Në rajonin fqinj të Rostovit, guvernatori lokal tha se një raketë ukrainase ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore të enjten pranë Morozovsk, ku ka një bazë ajrore ruse.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026