Kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut tërhiqet nga gara

5 Dhjetor 2022 | 16:35

Kandidati i vetëm serb në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviç nga Iniciativa Qytetare “Mbijetesa serbe”, ka tërhequr kandidaturën e tij, ka konfirmuar sot zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, Valmir Elezi.

Elezi ka theksuar se Arsenijeviç ka dorëzuar njoftimin për tërheqje më 2 dhjetor, i cili sipas tij është brenda afatit ligjor të përcaktuar nga KQZ-ja.

“Mund të konfirmoj se më 2 dhjetor 2022, në afatin ligjor të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tërheqjen e subjekteve politike, kemi marrë njoftim për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe” Aleksandar Arsenijeviç nga gara për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Në Kosovë janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për 18 dhjetor në katër komuna në veri, pasi përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës janë larguar nga institucionet lokale dhe katër komunat.

Dorëzimi i dorëheqjeve dhe largimet nga institucionet erdhi si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të veturave me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Serbia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026