Delegacionet e Kosovës dhe RMV-së që pritet të mbërrijnë në samitin në Tiranë

5 Dhjetor 2022 | 10:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar praninë e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Por një gjë e tillë ende nuk mund të thuhet për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raporton se mbetet për t’u parë nëse Kurti do të marrë një vendim.

“Jo, për aq sa dimë deri tani vetëm njoftimi i Presidencës, që zonja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samit. Ende nuk është bërë e ditur ende nëse aty do të jetë edhe kryeministri Kurti ose dikush nga ministrat. Megjithatë, sigurisht që zonja Osmani nuk do të jetë e vetme, me siguri që do të ketë edhe shoqërues, por kjo mbetet për t’u parë. Sot mund të kemi ndonjë vendim të ri që aty të jetë edhe kryeministri”, theksoi Gjoci.

Ndërsa, nga Maqedonia e Veriut, pritet të mbërrijë një delegacion i vogël.

Gazetarja Ferikan Iljazi deklaroi nga Shkupi se delegacioni do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

I pranishëm do të jetë edhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Nga ajo që di deri më tani, delegacioni i Maqedonisë së Veriut që do të udhëtojë për në Tiranë do të jetë i vogël. Ndoshta, më vonë mund të ketë ndryshime të vogla, por besoj se persoat kryesrorë të cilët do të marrin pjesë në samitin në Tiranë, do jenë kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili e udhëheq delegacionin, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariqiq, këshilltari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Edmond Ademi”, nënvizoi Iljazi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026