Kanoset me armë 32-vjeçari në mes të rrugës në Tiranë, policia në kërkim të autorit
Një 32-vjeçar është kanosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Rrugën e Dibrës në kryeqytet. Policia bën me dije se ende nuk është identifikuar personi që kanosi të riun si dhe motivi i ngjarjes.
Hetuesit po vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij.
Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 27.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta