Kanosi me armë zjarri xhaxhanë për motive pronësie, arrestohet 29-vjeçari

10 Qershor 2023 | 13:17

Policia e Shkodrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri me familjarëve dhe kanë arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. K., 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Gjuetia e paligjshme në Shkodër dëmton biodiversitetin, rrezik për speciet e rralla 

Vodhi dhe dhunoi 2 shtetas, arrestohet nënkomisari i policisë në Shkodër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026