English

Kaos, konflikt dhe “zi për bukë”: Çfarë ka përjetuar Jemeni në dekadën e fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Jemeni është përfshirë në trazira që nga viti 2014, kur forcat Houthi të mbështetura nga Irani sulmuan kryeqytetin Sanaa dhe rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht dhe të mbështetur nga Arabia Saudite, duke shkaktuar kështu një luftë civile.

- Advertisement -

Sipas CNN, konflikti u shndërrua në një luftë më të gjerë në vitin 2015 kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në një përpjekje për të mposhtur Huthit. Tetë vjet më vonë, koalicioni nuk ka qenë në gjendje të largojë Houthi-t, të cilët mbeten nën kontrollin e pjesës më të madhe të Jemenit.

Një armëpushim u nënshkrua më në fund në vitin 2022, por ai skadoi vetëm pas gjashtë muajsh. Megjithatë, palët ndërluftuese nuk i janë kthyer konfliktit në shkallë të gjerë.

Lufta ka shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, duke lënë qindra mijëra të vdekur dhe duke shtyrë pjesë të vendit në uri dhe varfëri ekstreme.

Shtatëmbëdhjetë milionë njerëz janë aktualisht të pasigurt ushqimor në Jemen,  thotë Programi Botëror i Ushqimit , duke paralajmëruar se situata humanitare dhe mungesa e ushqimit dhe furnizimeve të tjera thelbësore kanë “potencialin për të sjellë miliona njerëz më pranë urisë dhe vdekjes”.

Konflikti “bëri kërdi” në infrastrukturën e vendit, përkeqësoi kolapsin ekonomik dhe çoi në zhvendosje të gjerë.

Sot, më shumë se 24 milionë njerëz, mbi 80% e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare, sipas OKB-së. Rreth tre milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, qindra mijëra kanë humbur punën e tyre dhe më shumë se gjysma e popullsisë tani jeton në varfëri ekstreme.

Konflikti ka vrarë deri në 377,000 njerëz, sipas një raporti të 2021  nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), më shumë se gjysma e të cilëve vdiqën nga shkaqe indirekte të lidhura me konfliktin, si mungesa e ushqimit, ujit dhe kujdesit shëndetësor.

Deri më tani, vetëm 38.9% e nevojave të financimit humanitar të Jemenit janë përmbushur,  thotë Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), me një boshllëk financimi prej 2.7 miliardë dollarësh ende shumë të nevojshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?