Kaos në spitalin e Gazës, fluks të plagosurish nga sulmi në kampin e refugjatëve

26 Dhjetor 2023 | 16:51

Pasi forcat Izraelite lëvizën nga zona “Tal El Haua” e Qytetit të Gazës, disa persona u kthyen në lagjen e shkatërruar. Ndërkohë, inspektorë të OBSH-së vizituan spitalin në zonën Al Aksa, ku shumë persona të plagosur u dërguan gjatë natës pas bombardimeve në qendër të Gazës.

“Mjekët dhe infermieret po bëjnë maksimumin. Por ky maksimum nuk do të jetë i mjaftueshëm pa u arritur armëpushimi. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i bërë ballë shkallës së plagosjeve, traumave dhe vuajtjeve që kalojnë këto dyer 24 orë në ditë dhe çdo ditë të javës”, deklaroi Sean Casey, Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërkohë, njerëz me postera të pengjeve që mbahen në Gaza protestuan jashtë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv.

“Ne jemi këtu sepse e dimë që kabineti qeveritar do të mblidhet dhe duam të tregojmë praninë tonë. Është me rëndësi për ne që ata ta dinë që jemi këtu. Ne besojmë se ata do të jenë në gjendje të marrin vendime të guximshme që do të kthejnë të dashurit tanë në shtëpi”, deklaroi Yael Kalderon Huberman, familjare e pengjeve izraelite.

Ndërkohë, palestinezët katolikë ndoqën meshën e Krishtlindjes në Qytetin e Gazës. Papa Françesku kritikoi situatën e rëndë humanitare të palestinezëve në Gaza dhe bëri thirrje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë është rritur në 3,811, tha Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës Bolivariane Jorge Rodríguez për Venezolana...
10:08 | 09/07/2026

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg

Gjykata Supreme e Koresë së Jugut ka lënë në fuqi vendimin e një gjykate të shkallës së parë, duke dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me shtatë...
10:03 | 09/07/2026

India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin

India dhe Australia nënshkruan këtë të enjte një pakt për të lehtësuar eksportet e uraniumit, ndërsa të dy vendet u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në...
09:48 | 09/07/2026