Kapen 195 tonë kokainë, në operacion përfshihen 42 vende

12 Dhjetor 2023 | 12:12

Një sasi rekord prej 195 tonelatash kokainë janë sekuestruar në Kolumbi në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Të paktën 42 vende morën pjesë në operacionin që ka zgjatur një muaj e gjysmë, ka bërë të ditur Marina Kolumbiane.

Në tërësi 574 persona u arrestuan, bashkë me konfiskimin e 176 tonelatave marijuanë, 113 vaka për transportin e tyre, 6 nëndetëse gjysmë të zhytura dhe 2 avionë.

Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë i kokainës, regjistroi një rritje të gjetheve të kokës me rreth 13 për qind në vitin 2022, duke arritur një rekord prej 230 mijë hektarësh.

Gustavo Petro, presidenti i parë i krahut të majtë në historinë e vendit, ka propozuar një ndryshim të qasjes në luftën kundër drogës, të cilën Kolumbia po e shoqëron me asistencën ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, që janë dhe tregu kryesor i konsumit të kokainës amerikano-latine.

Sipas të dhënave të OKB-së, thuajse dy të tretat e gjetheve të kokës rriten në rajonet jugore të vendit, Narino dhe Putumajo, në kufi me Ekuadorin; si dhe në Santanderin Verior, në kufi me Venezuelën.

Thuajse gjysma e plantacioneve ndodhen në rezervat indigjene, rezerva pyjore dhe parqe natyrore, të kontrolluara nga grupe të armatosura, paraushtarake ose kartele të drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026