Furnizoi Romën me kokainë, shqiptari arratiset nga qendra e rehabilitimit në Itali
Dorian Petoku, narkotrafikanti shqiptar i dënuar në kuadër të hetimit të DDA-së në Romë ” Grande Raccordo kriminal “, u arratis nga komuniteti i rehabilitimit në Nola në provincën e Napolit, ku ishte transferuar nga autoriteti gjyqësor, pavarësisht mendimeve të kundërta të prokurorisë.
I ekstraduar nga Shqipëria ai ka qëndruar rreth një vit në burg në Itali dhe më pas ka siguruar transferimin në komunitet, me byzylyk elektronik, pasi konsiderohej si narkoman. Megjithatë ai ka arritur të arratisej nga komuniteti i rehabilitimit.
Petoku, në korrik 2022, u dënua me 12 vjet burg me një dënim të shkurtuar nga magjistrati i Romës, pasi sipas akuzës së mbështetur nga prokurori Edoardo De Santis, ai furnizonte me drogë organizatën e drejtuar më parë nga Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si ‘Diabolik’, i vrarë më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë, dhe më pas nga ish-krahun e djathtë e tij Fabrizio Fabietti.
Organizata e trafikut të drogës u shpërbë me operacionin e zhvilluar në nëntor 2019 nga ushtarët e komandës provinciale të policisë financiare të Romës dhe Gico dhe të koordinuar nga magjistrati Michele Prestipino.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse