I kërkuar në Rusi, Gjykata e Shkodrës vendos ekstradimin e Igor Kokunov
Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin e rusit Igor Kokunov, por avokati i tij ka kërkuar azil politik në Shqipëri me pretendimin se klientit të tij i rrezikohet jeta në Rusi.
Sipas avokatit të tij Igor Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar.
Avokati mes tjerash deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.
Njoftimi i policisë:
Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit Rus Igor kokunov. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.
Mësohet se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit