Padia e Erion Veliajt ndaj Sali Berishës, GJKKO shpall vendimin
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë vendimin për padinë për shpifje të ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka vendosur që të pushojë çështjen.
Në vendimin e zbardhur nga gjykata theksohet se shpenzimet e çështjes i ngarkohen kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që apelimi i këtij vendimi mund të bëhet brenda 15-ditëve.
Kryebashkiaku Veliaj paditi Berishën për shpifje në lidhje me akuzat që ky i fundit i bëri për lidhje me Iranin, në çështjen e inceneratorëve.
Njoftimi i GJKKO
- Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 02.10.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
- Në datën 14.11.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Velia pa shkaqe të arsyeshme, ndërkohë që i akuzuari Sali Berisha bazuar në nenin 351 pika 1 të K.Pr.Penale pasi kishte marrë dijeni të rregullt për seancën pajtimore me Deklartatën Noteriale Nr. 2797 Rep., dhe Nr. 986 Kol., datë 20.10.2023 kërkoi që seanca të zhvillohej në prani të mbrojtësi të tij të zgjedhur me prokurë të posaҫme.
- Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387 të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 76, datë 14.11.2023, vendosi:
Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 109, datë regjistrimi 02.10.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit