Berisha: Aksioni opozitar do vazhdojë. Greva e urisë, në momentin e duhur

13 Nëntor 2023 | 14:24

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një komunikim me mediat se aksioni opozitar do të vazhdojë deri sa të garantohen të drejtat e deputetëve opozitar.

I pyetur nëse përshkallëzimi i aksionit do të vazhdojë deri në grevë urie, Berisha tha se ky veprim do të merret në kohën e duhur. Ai tha se tashmë kanë nisur konsultimet me anë të lëvizjes “opozita në veprim”, ku deputetët opozitar do takohen me bazën.

“Edi Rama bën luftë tani me kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar, shkelmin mbi të drejtat e popullit opozitar, i tmerruar nga abuzimet që ka kryer me pushtetin e tij. Ai e di se komisionet parlamentare do i nxjerrin atij të gjitha të palarat, të gjitha aktet antikushtetuese të tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin e do të shkojë në punë të vetë. Aksioni jonë do të jetë shumë transparent.

Sot parlamenti po ekziston vetëm si ndërtesë. Pjesa tjetër është grupi i fuqishëm që mbron opozitën, të tjerët struken si minjtë, prapa digjitale. Greva e urisë dhe çdo gjë tjetër do të merret në kohën e duhur. Është filluar një takim “opozita në veprim”, gatishmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme”,-tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026