Kapen 6.5 tonë kokainë, operacion policor në Spanjë dhe Kolumbi, 13 të arrestuar
Mbi 6 tonelata kokainë e pastër, e fshehur në ngarkesa me banane, janë gjetur dhe sekuestruar në kuadër të një operacioni policor, të zhvilluar njëkohësisht në Kolumbi dhe Spanjë.
Konfiskimi, i bërë nga polici të shumë vendeve evropiane, i ka dhënë një goditje të fortë një prej narko-bosëve më të mëdhenj të Spanjës.
Sipas EUROPOL, që mbështeti policitë e Kolumbisë, Spanjës dhe Letonisë në identifikimin e rrjetit kriminal, e hedhur në treg kokaina do të kishte kapur vlerën e 223 milionë eurove.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 13 persona, u kontrolluan 8 banesa në qytetet spanjolle Kadiz dhe Malaga, si dhe u sekuestruan automjete luksoze, orë të shtrenjta dhe 1.5 milion euro kesh.
Një pjesë e ngarkesës së drogës u sekuestrua në Kolumbi nga policia vendase, ndërsa pjesa tjetër, rreth 3.5 tonë u lejua të mbërrinte në portin spanjoll të Algesiras.
Për të rënë në gjurmët e grupit kriminal, oficerët e Gardës Civile lejuan shkarkimin e saj dhe dërgimin në një magazinë që përdorej nga trafikantët.
Kreu i organizatës konsiderohet një nga baronët më të mëdhenj të drogës në vendin iberik. Ai vjen nga qyteti Kastejar de la Fronteira dhe përdorte një kompani peshkimi për të pastruar të ardhurat nga trafiku i narkotikëve.
Me kokainën e shitur në rrugë në një ose gjysmë gram, sasia e sekuestruar do të kishte furnizuar rreth 6.5 milionë përdorues.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë