Kapen të armatosur me pistoletë, arrestohen dy persona në Tiranë

3 Shtator 2025 | 10:21

Forcat e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin policor të koduar “Again”, duke arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar të dyshuar për armëmbajtje pa leje, si dhe shokun e tij për moskallëzim krimi.

Silveste Sylaj 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje me dhunë, u kap duke lëvizur me këmbë në rrugën “Ibrahim Rugova” ndërsa mbante në brez një pistoletë me fishek në fole.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestruar pistoletën dhe municionin luftarak.

Në operacion u arrestua edhe shtetasi Erjon Tafilaku 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin, për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026