Kapet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Britani, 2 vite burg për 28-vjeçarin shqiptar
Shqiptari Ardjan Bashkurti është arrestuar në Britani pasi gjurmët e tij të gishtave u gjetën në një ‘shtëpi bari’ ku rriteshin qindra bimë.
28-vjeçari shqiptar u burgos për dy vjet në Gjykatën e Kurorës së Leeds këtë javë pasi pranoi tre akuza për prodhimin e kanabisit.
Mediat britanike raportojnë se policia bastisi një pronë në Noëell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022 në Cross Flatts u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.
Më në fund, më 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes.
Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta