Arrestohet shoferi shqiptar me 24 kg heroinë në portin e Ankonës. 50-vjeçari ishte nisur një ditë më parë nga porti i Durrësit.
Kontrollet në makinë zbuluan 43 pako të fshehura në sediljen e pasagjerit.
Sipas policisë italiane 50-vjeçari konsiderohet “korrier” që është përdorur vetëm për transportimin e drogës.
Policia ka sekuestruar makinën, ndërkohë për shoferin është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
- 49 kg kokainë nga Kolumbia, mbetet e sekuestruar anija me qymyr
- Foto l Vijon kontrolli për sasi të tjera kokaine në anijen në Portin e Durrësit