Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023
Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fokusi”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda.
Në njoftimin e saj, Policia thotë se Orgest Mehi, alias Orgest Shehaj, në dhjetor të vitit 2023 kishte rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë gjatë një ndjekjeje në Fushë Kuqe.
Në automjetin e braktisur prej tij ishte gjetur një armë snajper me precizion të lartë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të përdorej për të kryer një vrasje.
“Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M., alias O. Sh., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë në shërbim për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë”, thuhet në njoftimin e vitit 2023.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.
Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore.
Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.
Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen


