Karabinierët vrasin shqiptarin në Itali, tentoi të shtypte me furgon efektiven
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e 14 korrikut në qytetin e Padovas në Itali, ku një 55-vjeçar shqiptar u vra nga karabinierët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të pasdites së të premtes dhe viktima është Haxhi Çollaku, një ish-mësues matematike në Shqipëri.
Çollaku kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, në kundërshtim me urdhërin e mbrojtjes të caktuar nga gjykata.
Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, Çollaku ka kundërshtuar efektivët dhe ka goditur me makinë një prej punonjëseve të policisë.
Më pas ai ka dalë nga makina dhe ka sulmuar sërish efektiven e cila ndodhej për tokë. Në momentet e përleshjes karbinierët i kanë drejtuar dhe i kanë kërkuar të tërhiqet, por kanë qëlluar në momentet e panikut dhe përleshjes me shqiptarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë