Karamuço: Janë paguar 200 mijë euro për një transferim, personazhi shumë i rrezikshëm

5 Maj 2026 | 21:49

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me një transferim të një personi me rrezikshmëri të lartë. Karamuço theksoi se janë paguar 200 mijë euro që të kryhet transferimi i një të burgosuri në një burg në Shqipërinë e Mesme.

Ai preferoi të mos jepte emra, por shtoi se transferimi u anulua në momentin e fundit pasi funksionari i burgut sipas tij e kuptoi se diçka mund të ndodhte.

“Së fundi është një informacion shumë shqetësues që ka ardhur për një transferim, shumë shqetësues. Që duhet ta konfirmojnë vetë institucionet. Që për një transferim të një personi me rrezikshmëri të jashtëzakonshme nga një burg në juglindje për ta sjellë Shqipërinë e mesme me idenë që ai më pas edhe mund të bënte për shkak të liberalizimit të masave, mund të bënte ndonjë arratisje.

Janë paguar 200 mijë euro. Është anuluar në moment të fundit transferimi i këtij personi, nga një nga funksionarët më të vjetër që ka sistemi penitenciar i cili tha jo sepse e kuptoi që diçka po shkonte keq”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026