Karamuço: SHBA do fillojë luftë tokësore në Iran
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran dhe sulmet në Lindjen e Mesme. Karamuçu u shpreh se SHBA do fillojë luftë tokësore në Iran ndërsa theksoi se kjo u njoftua për herë të parë këtë të martë nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas tij lufta nuk do të jetë e shkurtër dhe se nuk do të përfshihet ushtria amerikane dhe izraelite. Ai shtoi se do të përdoren formacione të kurdëve në veri të Irakut që mund të hyjnë në territorin irakian dhe të fillojë një luftë tokësore.
“Kjo luftë nuk fitohet kështu dhe sot presidenti Trump e tha atë që ne kishim parashikuar. Pra që ka një fazë të dytë të ndërhyrjes tokësore, por jo vetë ushtria amerikane, as ajo izraelite.
Po do të përdoren formacione të kurdëve në veri të Irakut që mund të hyjnë në territorin irakian dhe të fillojë një luftë tokësore e cila mund të kthehet në një luftë civile. Pra sot e shprehu për herë të parë tani po shikojmë mundësinë e kësaj sepse ata e kuptojnë që vetëm me bombardime nuk i arrijnë dot qëllimet për ta përmbysur këtë regjim.
Nga ana tjetër janë aktivizuar edhe vendet e gjirit, pra kanë filluar të shikojnë mundësitë të kundërpërgjigjen deri dje ata vetëm shikonin dhe ankoheshin, po shikohet që ata të kundërsulmojnë tani, të zgjedhin pikat e tyre që quhen strukturave kritike për të goditur dhe ata Iranit.
Si duket duan të bëjnë një koalicion më të gjerë bashkë me amerikanët dhe dhe izraelitët. Pra të gjitha këto janë në zhvillim e sipër. Nuk do jetë një luftë e shkurtër. Absolutisht”, tha ai.
SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale