Karburantet në hetim, konkurrenca i nxjerr të pastër, nuk kanë vepruar si kartel

25 Janar 2023 | 15:49

Kompanitë e tregtimit të karburanteve nuk e kanë shkelur ligjin e konkurrencës. Në monitorimin që ka bërë Autoriteti i Konkurrencës, për periudhën tetor 2021-shkurt 2022 për 5 ndërmarrjet kryesore, del se rritja e çmimeve në treg është pothuajse e njëjtë me tendencën e rritjes së çmimit të importit të doganës për këtë periudhë.

Sipas Komisionit të Konkurrencës, çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë të naftës kanë qenë të përafërta për të gjitha ndërmarrjet, për shkak të mënyrës së funksionimit të tregut, me burimet e pakta të furnizimit janë të pakta, taksat e njëjta dhe çmimin e njëjtë të zhdoganimit.

Pra, në përfundim të vlerësimit së sjelljes së ndërmarrjeve në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve naftë dhe benzinë nuk konstatohet ekzistenca e një sjelljeje të bashkërenduar midis ndërmarrjeve për tregtimin e karburantit.

Komisioni i Konkurrencës u ka vendosur ndërmarrjeve që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë detyrimet e përgjithshme të parashikuara në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Hetimi dhe vendimi i përkasin periudhës, kur bordi i karburanteve me pjesëmarrjen e qeverisë brenda tij, nuk ishte ngritur ende.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026