Luhatjet në tregje| Nafta ulet, ushqimet jo
Çmimet e ushqimeve bazë që kontrollohen nga Bordi i Transparencës qëndrojnë të fiksuara prej disa muajsh.
Me gjithë luhatjet në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë ato nuk rishikohen, sikundër ndodh me karburantet.
Çmimi i naftës është ulur për herë të parë që pas nisjes së luftës në Ukrainë, nën 200 lekë/ litër. Edhe benzina e gazi po tregtohen më lirë këtë javë. Çmimet në bursa kanë prekur nivelin më të ulët me naftën që shitet 75 dollarë fuçia dhe benzinën po ashtu që kuotohet në nivelet e muajit janar.
Por këto ndryshime nuk janë reflektuar te mallrat ushqimorë. Të paktën, për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin, ku çmimet caktohen nga Bordi i transparencës, një rishikim i pjesshëm është bërë në muajin qershor dhe një i dytë në muajin shtator.
Bordi i ushqimeve u ngrit paralelisht me bordin e karburanteve, për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet në tregje, por deri më tani ka marrë 4 vendime, edhe pse luhatjet në tregjet e huaja kanë qenë të mëdha. Madje, sot çmimi i vajit të lulediellit në bursë është i njëjtë me çmimin e janarit, kur një litër vaj këtu tregtohej 170 lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit