Kardinalët takohen në Vatikan për të caktuar datën e varrimit të Papa Françeskut
Kardinalët mblidhen sot për herë të parë për të vendosur se kur trupi i Papa Françeskut do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe kur do të bëhet funerali.
Sipas kushtetutës apostolike, Universi Dominici Gregis – që do të thotë e gjithë kopeja e Zotit – shërbimi duhet të bëhet “midis ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes”, shkruan BBC.
Kjo do ta vendoste datën e funeralit midis të premtes 25 Prill – Ditës së Çlirimit në Itali, një festë kombëtare – dhe të dielës 27 prill.
Disa media italiane po raportojnë se shërbimi ka të ngjarë të planifikohet për të shtunën, ku agjencia kombëtare e lajmeve Ansa ka cituar burime nga Vatikani.
Sot Vatikani ka publikuar fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij të hapur, i veshur me një mantel të kuq me mitra papale në kokë dhe një rruzare në dorë.
Fotot janë bërë në kapelën e Casa Santa Marta, rezidenca e Françeskut në Vatikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë