Karrigia e kryeministrit, Rama dhe Basha në garë të ngushtë – Zbulon sondazhi i Barometrit Politik
Dy liderët e partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në një garë të ngushtë për të fituar votën e shqiptarëve më zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sipas sondazhit zgjedhor të Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB.
Ndërsa ditët për t’iu afruar kutive të verdiktit final të popullit po afrohen, kështu duket se po ndodh dhe me mendimin pozitiv të shqiptarëve për liderët e forcave politike.
47 për qind e të anketuarve të sondazhit të katërt kombëtar u shprehën se kishin mendim pozitiv për kryeministrin aktual dhe drejtuesin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama.
Nga ana tjetër 44.4% e pjesëmarrësve në sondazh shprehën mbështetje për kryeopozitarin dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi u rendit në vendin e tretë në opinionin e shqiptarëve, me 16.7% e të anketuarve që shprehën mendim pozitiv për të.
Kë duan shqiptarët kryeministër by Euronews Balkans
Në krahasim me tre sondazhet e mëparshëm të Barometrit Politik, z. Basha ka shënuar një rritje me 9% nga rezultatet e janarit, ndërsa pëlqimi për z. Rama ka shënuar një rënie të lehtë, sikurse ka ndodhur dhe për drejtuesen e LSI, znj. Kryemadhi.
Të pyetur specifikisht se cilin duan të shohin në krye të kabinetit qeveritar, shqiptarët dhanë mbështetje në masë 44.1% për Ramën dhe 38.9% për Bashën.
Krahasuar me sondazhet e mëparshme të dy liderët shënuan një rritje në mbështetjen për postin e kryeministrit, ku vihet re një rritje e lartë e opozitarit Basha me 10.8% krahasuar rritjes më të ulët prej gati 2% të kryeministrit aktual.
Metodologjia
Sondazhi kombëtar mori në analizë 2500 të intervistuar në periudhën 17-31 mars 2021 në zona rurale dhe urbane në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Si ka ndryshuar mbështetja për partitë në 4 sondazhet e Barometrit Politik (Grafik)
Parashikimi i rezultatit të 25 prillit, ngushtohet hendeku mes PS dhe PD, LSI në rënie
43% – PS, 35.4% – PD, si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë