“Karta Britanike”, plani i ri i Starmer për frenimin e emigrantëve ilegalë
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer po harton një plan të ri për vendosjen e një dokumenti dixhital identifikimi për të gjithë të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të forcuar kontrollin e emigrantëve të paligjshëm dhe dhe për të mbikqyrur tregun e punës.
E ashtuquajtura “Karta Britanike” do të funksionojë si dëshmi zyrtare e së drejtës për të jetuar dhe punuar në Britani dhe do të jetë e lidhur me një bazë të dhënash kryesore, ku autoritetet do të mund të verifikojnë statusin e individëve.
Dokumenti dixhital do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që kërkojnë të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve nga qeveria.
Sipas planit të ri, agjencitë do të kenë akses mbi informacionet dhe kontrollet e kryera, çka do të mundësojë identifikimin dhe ndjekjen më efikase të personave që punojnë ilegalisht.
Për të hyrë në fuqi, skema do t’i nënshtrohet fillimisht një konsultimi publik dhe miratimit të legjislacionit përkatës në Parlament.
Starmer tha këtë muaj se dokumentet dixhitale të identitetit mund të “luajnë një rol të rëndësishëm” në bërjen e Britanisë më pak tërheqëse për emigrantët e paligjshëm, dhe se Franca ka pohuar vazhdimisht se mungesa e kartave zyrtare vepron si një “faktor tërheqës”.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se mungesa e një sistemi identifikimi në Britani ka funksionuar si nxitje për emigracionin ilegal, duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar një destinacion tërheqës për kalimet e Kanalit nga migrantët që duan të punësohen në ekonominë informale.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë