‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
Bota ka reaguar ndaj veprimit kontrovers të FIFA-s për të hequr ndalimin e dhënë sulmuesit yll të ekipit amerikan, pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Gianni Infantinon.
“Turp të të vijë!”
Ky ishte reagimi tashmë viral i partisë socialiste të opozitës belge ndaj vendimit të FIFA-s për të anuluar kartonin e kuq të sulmuesit yll të SHBA-së, Folarin Balogun, pas një telefonate personale nga Trump me kreun e FIFA-s.
Balogun ishte gati të mos luante në ndeshjen e sotme eliminatore të 1/8-ës kundër belgëve, pasi mori karton të kuq për shkelje të këmbës së mbrojtësit boshnjak Tarik Muharemovic në një ndeshje të raundit të 1/16-ave që SHBA-të e fituan 2-0.
Një telefonatë më vonë, Trump njoftoi vendimim i cili nuk u prit mirë.
“Faleminderit FIFA-s që bëtë atë që ishte e drejtë dhe përmbysët një padrejtësi të madhe!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Turp të të vijë! Kur paratë vendosin, Kupa e Botës humbet çdo besueshmëri”, deklaroi Partia Socialiste e Belgjikës.
Yvan Verougstraete, anëtar i Parlamentit Europian dhe president i partisë frankofone të qendrës Les Engagés, reagoi gjithashtu ndaj vendimit duke thënë: “Është e mahnitshme se si një karton i kuq papritmas bëhet ‘i padrejtë’ kur përfshihet Trump… FIFA duhet të mbrojë drejtësinë, jo të japë përshtypjen se i nënshtrohet presioneve politike.”
Shoqata Mbretërore Belge e Futbollit (RBFA) tha se ishte “e habitur” nga vendimi, se ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregulloret e garës dhe tha se po shqyrton “të gjitha opsionet e mundshme”.
Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, gjithashtu lëshoi një deklaratë: “Për aq sa mbaj mend, mendoj se kjo është hera e parë në historinë e Kupës së Botës që merret një vendim i tillë. Gjithsesi, unë jam trajneri, kështu që do të përqendrohem te skuadra ime dhe ndeshja – nuk ka rëndësi se kush përbën formacionin titullar të SHBA-së. Ajo që ka rëndësi për mua është fusha, skuadra ime, fitorja dhe arritja në çerekfinale.”
Shumë e cilësuan Infantinon si të korruptuar, duke theksuar se si neutraliteti politik i supozuar i FIFA-s është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga presidenti aktual i FIFA-s, i cili më parë i dha Donald Trump Çmimin e Paqes për ceremoninë e parë të FIFA-s.
Disa madje kanë bërë thirrje që ndeshja SHBA-Belgjikë të bojkotohet tërësisht.
Disa nga reagimet me trendi:
Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026
FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij